Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

VIDEO/ Wolves "kafshatë" e lehtë për West Ham, "Hammers" fitore "jetike" për mbijetesën dhe zhyt Tottenhamin

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Wolves "kafshatë" e lehtë për West Ham,
West Ham

West Ham ka marrë një fitore jetike në luftën për mbijetesë, duke mposhtur me poker golash Wolves 4-0, në duelin e javës së 32-të të Premier League. 

Mavropanos dhe Castellanos shënuan nga dy gola për kokë duke i dhënë tri pikë të çmuara "Hammers" në objektivin e tyre minimal për të qëndruar edhe këtë sezon mes më të mirëve të Angisë.

Një lajm aspak i mirë ky për Tottenhamin e De Zerbit që shkon në vendin e 18-të me 32 pikë, skuadër e cila luan në transfertë përballë Sunderland. 

Në anën tjetër, për Wolves kjo disfatë ishte dhe goditja e "knock-out" dhe me këtë humbje bie matematikisht nga kategoria. 

West Ham 4-0 Wolves (Mavropanos 42', 83', Castellanos 66', 68')

GOLAT:

Goli i Mavropanos (West Ham 1-0 Wolves)

Goli i Castellanos (West Ham 2-0 Wolves)

Goli i Castellanos (West Ham 3-0 Wolves)

Goli i Mavropanos (West Ham 4-0 Wolves)

 

 

Poll

Lexo gjithashtu