Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

VIDEO TRONDITËSE/ Festa që për pak u kthye në tragjedi! Makina futet mes turmës dhe përplas tifozët e Liverpoolit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO TRONDITËSE/ Festa që për pak u kthye në tragjedi!
Pamje nga vendi i ngjarjes

Festa e titullit kampion për skuadrën e Liverpoolit kthehet në një tragjedi teksa një automjet u fut në mes së turmës së grumbulluar në qendër të vendit.

Për fat të mirë asnjë prej personave nuk ka humbur jetën apo të ketë marrë lëndime serioze, ndërsa shoferi i automjetit që për pak shaktoi një tragjedi, u arrestua menjëherë nga forcat e policisë.

"Shërbimet e emergjencës janë aktualisht në vendngjarje. Do të lëshojmë më shumë përditësime sapo të kemi", tha policia.

Liverpool FC mbajti një paradë me autobusë të hapur nëpër qytet për të festuar triumfin në Premier League, me qindra tifozë që mbushën rrugët e rrugës 10 milje për të parë ekipin. Nga pamjet e publikuara në rrjete sociale shihen kordone të policisë që kanë rrethuar të gjithë vendngjarjen si dhe prani e ambulancave.

 

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga