Crystal Palace ka triumfuar në transfertë përballë Tottenham, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Premier League. Sfida e zhvilluar në stadiumin në stadiumin e “Spurs”, përfundoi 1-3.
Golin e parë e shënuan vendasit me anë të Dominic Solanke në minutën e 34-t. Por vetëm 4 minuta më vonë, Tottenham mbeti me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Van de Ven. Këtu filloi edhe “malorja” për vendasit.
Crystal Palace përfitoi nga ky moment, duke shënuar 3 gola, nga minuta e 40-të deri në të 7-tën shtesë të pjesës së parë. Dopieta e Ismaila Sarr dhe goli i Larsen, mjaftuan për “shqiponjat”.
Këta të fundit ngjiten kështu në vendin e 13-të me 38 pikë të grumbulluara. Në krahun tjetër, Tottenham renditet i 16-ti me 29 pikë, 1 më shumë se West Ham i zonës së ftohtë, që do të thotë rënie në Championship.
GOLAT:
Goli i Solanke (Tottenham 1-0 Crystal Palace)
Goli i Sarr (Tottenham 1-1 Crystal Palace)
Goli i Larsen (Tottenham 1-2 Crystal Palace)
Goli i Sarr (Tottenham 1-3 Crystal Palace)
