Ndeshja Wrexham – Chelsea i ka prodhuar të gjitha. “Blutë” e Londrës u kualifikuan në fazën çerekfinale të Kupës së Anglisë, e njohur si “FA Cup”, pas fitores me përmbysje 4 – 2, ndërsa u nevojit edhe koha shtesë.
Sam Smith në minutën e 18-të befasoi Chelsea-n, duke zhbllokuar shifrat për Wrexham. Megjithatë, gjigantëve të Anglisë i “buzëqeshi” fati, autogoli i Okonkwo, 1 – 1, minuta e 40-të.
Në fraksionin e dytë të ndeshjes, u shënuan edhe 2 gola të tjerë, shto një karton të kuq me “antagonist” Dobson (Wrexham). Mbyllja e kohës së rregullt 2 – 2, bëri që ndeshja të shkoj në shtesë, aty ku Chelsea fitoi me rezultatin final 4 – 2, e ku loja zgjati deri në minutën e 126-të.
Karton i kuq për Dobson
Goli i Joao Pedro
