Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

VIDEO/ “ÇMENDURI” në Premier League! Liverpool mposht në “frymën e fundit” Newcastle, një 16-vjeçar shmang turpërimin për "The Reds"

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “ÇMENDURI” në Premier League! Liverpool mposht
Liverpool

Liverpool ka triumfuar në transfertë përballë Newcastle, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Premier League. Sfida e zhvilluar në stadiumin “St. James' Park”, përfundoi 2-3 në favor të miqve.

Golin e parë të sfidës dhe për “The Reds”, e shënoi mesfushori holandez, Ryan Gravenberch me një goditje të bukur nga jashtë zone në minutën e 35-të të sfidës.

Ndërsa, kur u mendua se pjesa e parë mbaroi, në minutën e 48-të të fraksionit të parë, Anthony Gordon i Newcastle lë të tijët me 10 lojtarë, duke u ndëshkuar me karton të kuq.

Me nisjen e pjesës së dytë, djemtë e Arne Slot ishin përsëri më kërkues, teksa gjetën golin vetëm pas pak sekondash lojë, këtë herë me Hugo Ekitike.

Megjithatë, pas këtij goli, “bardhezinjtë” u ringjallën, duke shënuar dy herë. Si fillim ishte braziliani Bruno Guimaraes e më pas 17-vjeçari Osula.

Por në minutën e 100-të të sfidës, Liverpool ia doli që të merrte 3 pikët me golin e 16-vjeçarit, Rio Ngumoha. Kështu, “The Reds” merr 3 pikë të rëndësishme në një transfertë dramatike.

Golat e ndeshjes:

Goli i Hugo Ekitike

Goli i Ryan Gravenberch

Goli i Bruno Guimaraes

Goli i Osula

Goli i Ngumoha

Poll

Lexo gjithashtu