Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

VIDEO/ Ka luajtur me Armando Brojën te londinezët, mesfushori anglez shënon “golin e vitit” dhe lë me “gisht në gojë” Liverpoolin (REZULTATET)

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Ka luajtur me Armando Brojën te londinezët, mesfushori anglez
Goli i Harrison Reed ndaj Liverpool

Ndeshjet e orës 16:00 të së dielës në Premier League kanë dhuruar befasi dhe “lumë” golash. Në 4 takime të kësaj ore, janë prodhuar 14 gola. Kampionët në fuqi të Liverpool, nuk ia ka dalë të marrë fitore kundër Fulham në Londër.

Edhe pse “Reds” ishin në avantazh deri në minutën e 90+4’, mesfushori Reed në 90+7 shënoi “golin e vitit” nga një distancë e konsiderueshme, shto trajektoren e topit.

Në vitin 2024, Harrison Reed ka qenë shok skuadre me Armando Brojën te Fulham, madje duke luajtur edhe bashkë në ndeshje specifike. Ky barazim e lë Liverpoolin vendin e 4-të me 34 pikë.

Në sfidat e tjera, Everton u mposht 2 – 4 nga Brentford, Neëcastle nuk hasi vështirësi ndaj Crystal Palace, 2 – 0. Dueli mes Tottenham dhe Sunderland u nda në “paqe”, 1 – 1, teksa për 90 minuta në fushë ishte edhe mesfushori me origjinë shqiptar Granit Xhaka.    

VIDEO/ Ka luajtur me Armando Brojën te londinezët, mesfushori anglez
Rezultatet

Poll

Lexo gjithashtu