Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

VIDEO/ I mjaftojnë 25 minuta! Armando Broja “fik” klubin anglez, sulmuesi i Kombëtares në… hije

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ I mjaftojnë 25 minuta! Armando Broja “fik” klubin
Momenti kur Broja futet në lojë

Burnley është mposhtur në transfertë nga West Ham, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Premier League. Sfida e zhvilluar në “London Stadium”, përfundoi 3-2 në favor të vendasve,

Sfida ishte me rezultatin e barabartë 1-1, deri në momentin që Broja u fut në fushën e lojës. Por, sapo hyri ai, në minutën e 71-të, duket se ishte një “ogur” i keq për të tijët. Ekipi i Burnley pësoi dy gola, duke marrë një humbje të hidhur.

Momenti kur Broja futet në lojë

Përsa i përket performancës së sulmuesit të Kombëtares shqiptare, ai ishte në hije për 25 minuta, duke ndikuar vetëm “për keq” te Burnley. Broja nuk regjistroi asnjë goditje, qoftë edhe jashtë porte.

Nota ishte tepër e ulët për sulmuesin shqiptar, 6.4 duke mos mundur që të bjerë në sy të trajnerit Parker. Kjo performancë e Brojës “ftoh” edhe stafin e Kombëtares shqiptare, pasi pas pak ditësh sulmuesi do të grumbullohet për t’u përballur me Andorrën dhe Anglinë.

Poll

Lexo gjithashtu