Kanë përfunduar 5 ndeshjet e javës së 26-të në Premier League. Manchester City fitoi bindshëm 3 – 0 ndaj Fulham në “Etihad Stadium”. Golat për “Qytetarët” u shënuan nga Semenyo 24’, O’Reilly 30’ dhe Haaland 39’.
Në pjesë e dytë, Manchesteri i Pep Guardiolës menaxhoi rezultatin. Pas fitores, ata afrohen me 3 pikë nga Arsenali në krye të Premier League, ndërsa “Topçinjtë” zbresin nesër në fushë kundër Brentford.
Në sfidat e tjera të mërkurës, Liverpool fitoi mes vështirësish 1 – 0 kundrejt Sunderland. Vendosi goli i Van Dijk në minutën e 61-të, por i “ndihmuar” prej devijimit të Diarra. Granit Xhaka nuk ishte në fushë, shkak dëmtimi i kyçit të këmbës.
Burnley triumfoi 3 – 2 kundër Crystal Palace, duke i dhënë fund serisë së gjatë pa fitore në kampionat. Aston Villa mposhti minimalisht 1 – 0 Brighton, kurse Nottingham – Wolves u mbyll pa gola.
