Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

VIDEO/ Goli i Tielemans mjafton për të mbajtur “gjallë” shpresat, Aston Villa triumfon ndaj ish-ekipit të Brojës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Goli i Tielemans mjafton për të mbajtur
Tielemans

Aston Villa ka arritur të marrë një fitore me rezultat minimal 1-0 përballë Fulham në sfidën e vlefshme për javën e 35-të të Premier League. Skuadra e drejtuar nga Unai Emery shpreson ende për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm.

Ishte Tielemans në minutën e 12-të të takimit që u dhuroi këto tre pikë të rëndësishme ekipit të Aston Villës ditën e sotme. Nga ana tjetër, skuadra e Fulham nuk arriti dot të bëjë asnjë reagim për të dalë me pikë nga kjo ndeshje.

Aston Villa pozicionohet në vendin e 7-të të kampionatit anglez me 60 pikë, po që sa Chelsea i zonës Champions që ka një ndeshje për të luajtur. Ndërsa Fulham gjendet në vendin e 8-të me 51 pikë.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7