Armando Broja kundër Newcastle
Është mbyllur pjesa e parë me shifrat 2 – 0 për Newcastle ndaj Burnley. Golat kanë ardhur në këtë fraksion loje nga mesfushori dhe kapiteni i “Qymurxhinjëve” Bruno Guimaraes në minutën e 31, direkt nga goditja e këndit dhe Gordon në 45+8'.
Sulmuesi i Kombëtares Armando Broja e ka nisur për herë të parë me ekipin e Burnley si titullar në Premier League.
Sipas “SofaScore’, 24-vjeçari shqiptar vlerësohet pas 45 minutave të para me notën 6.6, më i miri në fazën ofensive për të tijtë.
Notat, pjesa e parë Newcastle - Burnley
Poll
