Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

VIDEO/ Gol in extremis, Chelsea i bën me zemër të gjithë, përmbysje spektakolare dhe 5 gola në Londër

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Gol in extremis, Chelsea i bën me zemër të gjithë,
Chelsea

Chelsea u përball me West Ham në një ndeshje e cila u mbyll, në rezultatin 3-2 në favor të “bluve”. Sfida ishte e vlefshme për javën e 24 të Premier League.

West Ham e nisi mbarë me 2 golat e shënua nga Bowen në minutën e 7-të dhe Summerville në minutën e 36-të. Kaq për pjesën  e parë pasi emocionet më të forta i dhuroi Chelsea në pjesën e dytë.

Kjo e fundit krijoi baraspeshën me dy shënimet nga Joao Pedro me golin e minutës së 57-të dhe Cucurella në minutën e 70-të.

Ndërsa i "magjishëm" ishte goli i cili përmbysi rezultatin, i shënuar nga Fernandez në minutën e 92-të lojës. E shpejtë dhe e duhur, fiks për të “vulosur” edhe fatin e kësaj ndeshjeje.

E sa i takon renditjes në Premier League, Chelsea e sheh veten të pozicionuar në vendin e 4-të me 40 pikë ndërsa West Ham është i 18-ti me 20 pikë.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7