Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

VIDEO/ Fitore me "aromë" titulli ndaj Arsenal, Haaland dhe "shtylla" i buzëqeshin Manchester Cityt

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Fitore me "aromë" titulli ndaj Arsenal, Haaland dhe
©Facebook, Manchester City - Arsenal

Manchester City ka mposhtur Arsenalin me rezultatin 2-1, duke i dhënë një tjetër pasqyrim renditjes në Premier League, pasi gara bëhet akoma dhe më interesante, deri në përfundim të kampionatit. 

Cherki çeli siparin e golave në minutën e 16-të, por gëzimi i "Citizens" zgjati fare pak kur Havertz në të 18-tën shfrytëzoi një gabim të portierit Donnarumma, duke çuar topin në fundin e rrjetës për baraspeshën.

Arsenali pati mundësi reale për të kaluar në epërsi, por Topçinjtë u ndalën dy herë nga shtylla, përpara se Haaland në minutën e 65-të t'i jepte goditjen finale kundërshtarit, duke i dhënë tri pikë të çmuara skuadrës së Pep Guardiolës.

Tashmë distanca mes dy skuadrave është shkurtuar ndjeshëm dhe tek kryesuesit, rreziku i një tjetër shpërdorimi flagrant mbetet ende konstant. 

Manchester City 2-1 Arsenal (Cherki 16', Haaland 65'/ Havertz 18')

GOLAT

Goli i Cherki (Manchester City 1-0 Arsenal)

Goli i Havertz (Manchester City 1-1 Arsenal)

Goli i Haaland (Manchester City 2-1 Arsenal)

Poll

Lexo gjithashtu