Manchester United
Manchester United ka marrë trajtën e “tankut” në Premier League. “Viktima” e radhës për “Djajtë” ishte Tottenham, e përfunduar 2 – 0. Dalja me karton të kuq e Romero te kampi i “Gjelave” londinez dha “efekt”.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e United, goli i Mbeumo, minuta e 38-të. Dominanca e vendasve vijoi edhe në pjesë e dytë, ndërsa “hipotekoi” 3 pikët për Manchester United Bruno Fernandes, finalizimi në minutën e 81-të.
Në 5 ndeshjet e fundit të Premier League, “Djajtë” kanë 4 fitore dhe 1 barazim, ecuria më e mirë në kampionat. Pas 25 javësh të zhvilluara, Manchesteri i drejtuar prej Carrick grumbullon 44 pikë (vendi i 4-të), 12 më pak se Arsenali kryesues.
Poll
