Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

VIDEO/ “Dramë” mes United dhe Liverpool, 6 gola vetëm në pjesën e dytë; Manchester City "shtyp" Sunderlandin e Xhakës (REZULTATET)

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “Dramë” mes United dhe Liverpool, 6 gola vetëm
Premier League

Ekipi i Liverpool i është rikthyer “avazit” në Premier League. Të besuarit e Arne Slot nuk shkuan më shumë se barazimi 3 – 3 ndaj Leeds United në transfertë. Të 6 golat erdhën në pjesë e dytë.

Dopieta e Hugo Ekitike në minutat 48 dhe 50’ e bënë të “sigurtë” 3 pikët për “Reds”. Por golat e Calvert-Leëin dhe Stach vendosën baraspeshën. Szoboszai riktheu epërsinë për kampionët në fuqi të Premier League.

Në “frymën e fundit”, Tanaka vulosi barazimin e “çmendur” 3 – 3. Pas 15 javësh, Liverpool mban pozicionin e 8-të me 23 pikë, kurse Leeds i largohet përkohësisht zonës së “ftohtë”.

Në ndeshjet e tjera, Chelsea nuk shkoi më shumë se barazimi i “bardhë” karshi Bornemouth, Everton mposhti pastër 3 – 0 Nottingham, Manchester City u tregua i “pamëshirshëm” me Sunderland-in e Xhakës, 3 – 0 dhe Tottenham bëri “detyrën” kundrejt Brentford 2 – 0.     

Poll

Lexo gjithashtu