
Richarlison
Nisja e edicionit 2025-2026 nga Burnley është për tu harruar. Të besuarit e Scott Parker nuk kishin “gjunjë” në fazën ofensive ndaj Tottenham.
Armando Broja ishte i padisponueshëm për këtë ndeshje, ndërsa prezenca e sulmuesit Lyle Foster nuk rezultoi e mjaftueshme për të krijuar “panik” në portën e Tottenheam, e përfunduar me shifrat 3-0 për “Gjelat” londinez.
Richarlison rezultoi protagonist me dopietë, ndërsa gjeti golin edhe Johnson. Dueli i radhës për Burnley do të jetë kundër Sunderland, javën e ardhsme, ku me shumë gjasa do të kemi debutimin e Brojës me ekipin e ri kundër Granit Xhakës.
Poll