Është luajtur java e 10-të në Premier League. Në fushë ishin “pesha të rënda” si Manchester United apo Arsenal. Me këta të fundit u përball Burnley i Armando Brojës.
Trajneri Scott Parker nuk e hodhi në fushë si titullar sulmuesin shqiptar. Golat për “Topçinjtë” u shënuan që në pjesë e parë me Gyokeres dhe Rice, ndërsa në minutën e 76 u fut në fushë Broja. Në këtë segment kohor, 24-vjeçari e pati të pamundur për ti ndryshuar “impulset” lojës.
“Sinjali” pozitiv është që Armando Broja u rikthye sërisht në “aksion”, por nuk dihet nëse ai do të jetë ndonjëherë startues këtë sezon te Burnley. Pas kësaj fitore, Arsenali kryesues grumbullon 25 pikë. Manchester United e “djallosi” përballë Nottingham Forest, por të paktën doli me pikë.
Ata shënuan të parët me Casemiro, sapo filloi pjesa e dytë pësuan dy gola të shpejtë në më pak se dy minuta me Gibbs –White dhe Savon. Vetëm në fund Diallo barazoi. Në takimet e tjera, Brighton fitoi pastër 3 – 0 ndaj Leeds, Crystal Palace 2 – 0 kundër Brentford, Fulham “shtypi” 3 – 0 Wolves.
REZULTATET
Brighton – Leeds 3 – 0
Burnley – Arsenal 0 – 2
Crystal Palace – Brentford 2 – 0
Fulham – Wolves 3 – 0
Nottingham – Manchester United 2 – 2
Tottenham – Chelsea 0 – 1
Liverpool – Aston Villa 2 - 0 LIVE
