Chelsea ka marrë një tjetër goditje të rëndë në objektivin për të zënë një vend në kupat e Europës, pasi është mposhtur 0-3 përballë Brighton në transfertë, në ndeshjen e vlefshme të javës së 34-të në Premier League.
Golat e Kadioglu, Hinshelwood dhe Welbeck i dhanë tri pikë të çmuar vendasve, të cilët me këtë fitore i marrin vendin londinezëve, duke u pozicionuar të 6-tët në klasifikim në kuotën e 50 pikëve, çfarë do të thotë një kualifikimm në Europa League.
Për Chelsean e Liam Rosenior kjo ishte humbja e tretë radhazi në kampionat dhe pa shënuar gol.
Brighton 3-0 Chelsea (Kadioglu 3', Himshelwood 56' Welbeck 90'+1)
GOLAT:
Goli i Kadioglu (Brighton 1-0 Chelsea)
Goli i Welbeck (Brighton 3-0 Chelsea)
