
Është mbyllur Premier League, ku janë vulosur edhe verdiktete finale. Manchester United pas një sër rezulatesh negativ, arriti ti shkaktojë “dëmin” më të madh Aston Villa-s.
“Djajtë e Kuq” fituan me shifrat 2-0, ndërsa Aston Villa nuk arriti të siguronte pjesëmarrjen për sezonin e ardhshëm në Champions League. Befasi tjetër erdhi nga Newcastle. Evertoni i Armando Brojës mposhti në transfertë “qymurxhinjtë”.
Megjithatë, falë humbjes së Aston Villa-s, Newcastle arriti të siguronte zonwn Champions. Chelsea bëri detyrën në Nottingham, e përkthyer me fitore dhe vendin e 4-të në tabelë. Në takimet e tjera Manchester City mposhti Fulham, Liverpooli barazoi me Crystal Palace, teksa Arsenali e mbylli me fitore edicionin 2024-2025 pas sukesit në transfertën e Southampton. Skuadrat që ranë nga kategoria janë Leicester, Ipswich dhe Southampton.