Arsenali ka bindur në sfidën përballë Fulham, duke i mposhtur me rezultatin e pastër 3-0, në kuadër të javës së 35-të në Premier League.
E gjithë sfida u vulos që në pjesën e parë falë të përhershmëve, Viktor Gyokeres dhe Bukayo Saka, të cilët udhëhoqën "Topçinjtë" drejt fitores e cila i afron akoma më shumë me titullin kampion në Angli.
Falë këtij rezultati, skuadra e Mikel Artetës kryeson bindshëm me 76 pikë, ndërsa Fulham mbetet në të 10-tën pozitë me 48 pikë. Një mesazh dhe për Manchester Cityn që në luftën për trofeun, s'ka kompromise.
Arsenal 3-0 Fulham (Gyokeres 9', 45'+3, Saka 39')
GOLAT:
Goli i Gyokeres (Arsenal 1-0 Fulham)
Goli i Saka (Arsenal 2-0 Fulham)
Goli i Gyokeres (Arsenal 3-0 Fulham)
