Arsenali
U parashikua kryendeshja e javës së 27-të në Premier League, por derbi londinez Tottenham – Arsenal nuk pati “histori”. “Topçinjtë” edhe pse luajtën në transfertë, fituan thellë, duke marrë trajtën e “turpërimit” për “Gjelat” e Londrës, 4 – 1 në favor të Arsenalit.
Pjesa e parë u mbyll në baraspeshë, teksa Kolo Muani iu përgjigj golit të Eze. Në segmentin e dytë të ndeshjes, Arsenali e “tundi” rrjetën mike edhe 3 herë të tjera me dopietën e Gyokeres dhe sërish Eze.
Ekipi i drejtuar nga Mikel Arteta i largohet në 6 pikë Manchester City në tabelën e Premier League, por “Qytetarët” kanë një ndeshje më pak. Vlen të përmendet se para këtij takim, Arsenali vinte nga 2 barazime radhazi në kampionat.
Poll
