Leeds United ka fituar në shtëpi përballë Burnley, në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të Premier League. Sfida që u zhvillua në stadiumin “Elland Road”, përfundoi me shifrat 3-1.
Vendasit shënuan tre herë me anë të Stach, Okafor dhe Calver-Lewin. Ndërsa golin e vetëm për miqtë e shënoi Tcahouna, i cili rezultoi statistikor.
Minuta në këtë sfidë kishte edhe për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Armando Broja. Ky i fundit u aktivizua në minutën e 76-të, duke luajtur deri në minutën e 98-të, kur përfundoi sfida.
Kështu, Leeds shkon në kuotën e 43 pikëve dhe ngjitet në vendin e 14-të, duke iu larguar ndjeshëm zonës së ftohtë. Në krahun tjetër, Burnley mbetet i parafundit me 20 pikë dhe siç dihet është i rënë në Championship.
GOLAT:
Goli i Stach (Leeds 1-0 Burnley)
Goli i Okafor (Leeds 2-0 Burnley)
Goli i Calvert-Lewin (Leeds 3-0 Burnley)
Goli i Tchaouna (Leeds 3-1 Burnley)
