Ka përfunduar dueli mes Manchester Cityt dhe Exeter, i cili u mbyll me rezultatin e “frikshëm” 10-1, në favor të ekipit të Pep Guardiolës. Duel ky i cili është i vlefshëm për fazën e 1/32-ve të finales së Kupës së Anglisë.
Pjesa e parë nisi “rrëmujshëm” nga ana e "qytetarëve" pasi ekipi shënoi 2 gola të saktë, nga Alleyne në minutën e 12-të dhe Rodri në atë të 24-tin. Skuadra shënoi edhe 2 autogola, të kryera nga Doyle-Hayes dhe Fitzwater. Duke bërë që pjesa e parë të mbyllet me 4 gola në avantazh.
Po aq intensive ishte dhe pjesa e dytë pasi “djemtë” e Guardiolës, nuk falën ku në minutën e 49-të Lewis shënon sërish dhe gol i tij pasohet nga një tjetër shënim i bërë në minutën e 54-të, falë Semenyos. Pas 20 minutash, Reijnders dhe O’Reillyn shënojn sërish duke ecur me hapa “galopant”, drejt fitores. E sikur të mos mjaftonin 8 golat e shënuar deri në minutën e 79-të, City "shijon" edhe 2 të tjerë falë McAidoo dhe Lewis.
