Skuadra e Burnley ka zbritur sot në fushë ndaj Wolves në transfertë. Ekipi i Scott Parker mori 3 pikë “jetik” ndaj “Ujqërve” me dopietën e Flemming (14’, 30’) dhe rrjetën e Foster. Aktualisht Burnley pozicionohet në vendin e 16-të, 10 pikë. Por lajmet e këqija për Armando Brojën nuk kanë të ndalur.
Sulmuesi i Kombëtares nuk u përzgjodh as në këtë takim, madje as si zëvendësues. Dy ndeshje që Broja nuk inkuadrohet në lojë, pavarësisht se është në gjendje optimale.
E vështirë për të dhënë një verdik se çfarë po ndodh mes shqiptarit dhe trajnerit Parker, ndonëse në merkton e verës klubi shpenzojë 23 milionë euro.
Befasia e madhe erdhi nga sfida Aston Villa – Manchester City. “Qytetarët” u mposhtën me shifrat 0 – 1. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Cash, ndërsa Haaland ndërpreu serinë prej 12 ndeshjesh radhazi që gjente rrugën e finalizimit me kombëtaren dhe klubin.
Arsenali nuk pati probleme me Crystal Palce, 1 – 0, duke u shkëputur me 4 pikë nga vendi i dytë. Bournemouth vazhdonë me rezultatet pozitive, 2 – 0 karshi Nottingham dhe vendi i dytë në Premier League.
PREMIER LEAGUE/ JAVA E 9-të
Ndeshjet e së dielës
Arsenal - Crystal Palace 1 - 0
Aston Villa - Man.City 1 - 0
Bornemouth - Nottingham 2 - 0
Wolves - Burnley 2 - 3
Everton - Tottenham 0 - 3
