Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

“Ushtari” i fundit i mbetur nga Leicester i titullit, 2 ekipe angleze kërkojnë Jamie Vardy

Shkruar nga NEWSPORT
“Ushtari” i fundit i mbetur nga Leicester i titullit, 2 ekipe
Jamie Vardy

Jamie Vardy do të largohet nga Leicester City në fund të këtij sezoni. Sulmuesit i përfundon kontrata dhe tashmë ka vendosur që t’i japë fund aventurës së tij te “Dhelprat”.

Një vendim, i cili vjen pas 13 vitesh si një nga futbollistët kryesorë të anglezve, ku madje fitoi edhe titullin kampion në sezonin 2015-2016. Në fakt është “ushtari” i fundit i mbetur nga ai ekip, me anglezin që shënoi gola vendimtar me Leicester Cityn.

Gjtihashtu fitoi dy tituj në Championship, FA Cup dhe Community Shield, ndërsa në 500 ndeshje ka shënuar 200 gola, duek treguar ështu edhe rëndësinë e tij për anglezët.

Por pas largimit nga “Dhelprat”, Vardy nuk do t’i japë fund karrierës së tij futbollistike, ndësa synon një tjetër aventurë të re. kështu për të kanë nisur edhe interesimet e para.

Leeds United dhe Burnley janë 2 ekipet që kërkojnë shërbimet e anglezit dhe tentojnë ta mbajnë në Angli minimalisht edhe sezonin e ri. Të dyja skuadrat besojnë te aftësitë dhe eksperienca e sulmuesit dhe në ditët e ardhshme pritet të nisin edhe bisedimet mes palëve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga