
Pas 10 vitesh u largua nga Tottenham. Heung-min Son vetëm pak ditë më parë mbylli aventurën e tij me “Spursat” për të vazhduar karrierën në MLS në Amerikë.
Tashmë do të mbajë veshur fanellën e Los Angeles, me amerikanët që paguan 22 milionë euro për shërbimet e tij. 33-vjeçari tashmë ka treguar edhe arsyen se pse zgjodhi të kalojë në Amerikë dhe pse u largua nga anglezët.
“Erdha këtu për të fituar dhe mund të jeni të sigurt se do ta bëj këtë. Patjetër që do t’ju tregoj diçka emocionuese në fushë dhe ju garantoj se do të kemi shumë sukses së bashku.
Të them të drejtën, ardhja këtu nuk ishte zgjedhja ime e parë. Ndërrova mendje kur kryetari John Thorrington më telefonoi për herë të pare.
Ai më shpjegoi se unë i përkasja këtij vendi dhe jam i lumtur që e dëgjova”, ka theksuar ish-i i Tottenham.
???????? pic.twitter.com/RgXzAUjiyC
— LAFC (@LAFC) August 7, 2025