
Ardon Jashari është në qendër të merkatos së verës. Mesfushori shqiptarë ka mbyllur një sezon fantastik në Belgjikë, ku me skuadrën e Club Brugge ishte një lider i vërtetë.
Madje në “Jupiler Pro League” është zgjedhur edhe si futbollisti më i mirë i këtij sezoni dhe kjo ka bërë që të tërheqë vëmendjen e disa klubeve “big”. Pas PSG-së dhe Juventusit, interesim për të kanë edhe Borussia Dortmund dhe Bayer Leverkusen.
Por ka tërhequr edhe vëmendjen e Manchester Cityt. Jashari ka përfunduar në listën e anglezve dhe sipas Florian Plettenberg në verë do të shikojnë mundësinë për transferimin e tij.
Siç dihet shqiptari ka kontratë me Club Brugge deri në verën e vitit 2029. Këtë sezon ka luajtur në 52 ndeshje, ku ka shënuar 4 gola dhe ka asistuar në 6 raste.
???????? Understand Manchester City have added Ardon #Jashari to their shortlist for summer!
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) May 27, 2025
Excellent season from the 22-year-old defensive midfielder from Club Brugge. There was already contact with #MCFC. Yesterday, he was named Jupiler Pro League Player of the Season.
Contract… pic.twitter.com/F59L2vXl3V