Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

U mposhtën nga Arsenali, Liam Rosenior: I kënaqur me skuadrën, por i zhgënjyer me golat

Shkruar nga NEWSPORT
U mposhtën nga Arsenali, Liam Rosenior: I kënaqur me skuadrën,
Liam Rosenior

Chelsea  u mposht nga Arsenali me shifrat 3-2. Duel ky i vlefshëm për gjysmëfinalen e EFL Cup. Pas kësaj humbje në shtëpi, ka folur trajneri i “Bluve” të Londrës.

Liam Rosenior ka theksuar se është i kënaqur me angazhimin e skuadrës. Por njëkohësisht është shumë i zhgënjyer me dy ga golat që pësoi ekipi. Timonieri i Chelsea vlerësoi paraqitjen e portierit, Robert Sanchez, i cili bëri disa pritje vendimtare gjatë sfidës.

“Jam shumë i kënaqur me angazhimin dhe përkushtimin e lojtarëve. Ata dhanë gjithçka nga vetja. Ndeshja ishte e hapur. Jam i zhgënjyer me golin që pësuam pas goditjes nga këndi. Jam gjithashtu i zhgënjyer me golin e tretë sepse u rikthyem në lojë dhe dominuam në atë moment.

Duket se u fikëm pas fillimit të pjesës së dytë, por nuk mund t’i fajësoj lojtarët. Disa lojtarë kishin ftohje dhe disa u lënduan gjatë javës, por skuadra tregoi se ishte gati të vraponte dhe të luftonte për njëri-tjetrin. Robert Sanchez është një portier shumë i mirë. Ai bëri një pritje të jashtëzakonshme në 3:1, duke na shpëtuar jetën. Kemi ende punë për të bërë, por në përgjithësi jam i kënaqur me qëndrimin e skuadrës”, ka përfunduar Rosenior.

Poll

Lexo gjithashtu