Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

U eliminuan nga Kupa e Anglisë, Arne Slot: Nuk jemi skuadër e madhe, as me ekipin e parë se kemi mposhtur dot Crystal Palace

Shkruar nga NEWSPORT
U eliminuan nga Kupa e Anglisë, Arne Slot: Nuk jemi skuadër e madhe,
Arne Slot

Liverpool nuk po kalon një moment të mirë në këtë sezon. “The Reds” u mposhtën nga Crystal Palace me shifrat 3-0. Duel i vlefshëm për Kupën e Anglisë.

Pas kësaj disfate, e cila solli edhe eliminimin e tyre nga ky turne ka folur Arne Slot. Timonieri i Liverpool ka theksuar se nuk janë një skuadër e madhe siç mendojnë tifozët  pavarësisht parave të shpenzuara.

“Është e qartë se në javët e fundit gjithnjë kemi luajtur dy ditë më vonë pasi kemi zhvilluar një ndeshje në Evropë

Nëse shihni javën e arhdshme, do të jetë e madhe për ne dhe të gjithë në klub. Na duhen sa më shumë lojtarë të gatshëm që mundemi.

I kam pushuar vetëm lojtarët që kanë luajtur javën e kaluar. Ky është formacioni që të mbetet. Kjo tregon se kemi disa lëndime. Pa harruar se gjithmonë në Kupën e Ligës i kemi dhënë minuta lojtarëve të rinj të akademisë.

Nuk kemi skuadër të madhe siç mendojnë njerëzit duke u fokusuar në paratë që shpenzuam. Nëse do ta luaja Van Dijk ose Konate dhe ndonjëri lëndohet, atëherë njerëzit do të më thoshin se kam bërë zgjedhje të gabuar. As me ekipin titullar nuk kemi mundur ta mposhtim Palace”, ka theksuar Slot.

Poll

Lexo gjithashtu