Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

"Tradhtia" e vitit në Angli? Manchester City “fërkon” duart për yllin 121 milionësh të rivalit

Shkruar nga NEWSPORT
"Tradhtia" e vitit në Angli? Manchester City
Enzo Fernandez & Cole Palmer

Enzo Fernandez po kthehet në çështje çdo ditë e më shumë tek Chelsea. Mesfushori për të cilin klubi pagoi shifra të çmendura në merkato, nuk ka shfaqur më të njëjtin rendiment në skuadër dhe zërat për një largim ende ziejnë në kampin e lojtarit.

Krahas interesimit të vazhdueshëm që Real Madrid ka shfaqur për yllin argjentinas, një tjetër konkurrent është futur në garë. Bëhet fjalë për rivalin e londinezëve në Premier League, Manchester City që e ka futur në listën e objektivave për t’u përforcuar në dritaren e ardhshme të transferimeve.

Ende e gjitha qëndron në sferën e spekulimeve, por Fernandez po mendon seriozisht për të nisur një kapitull të ri në karrierë.

Kujtojmë se deklaratat e mesfushorit, kur tha se do të kishte dëshirë të jetonte në Madrid u keqinterpretuan nga drejtuesit e Chelseat, të cilët bashkë me ish-trajnerin Liam Rosenior (tashmë të shkarkuar), vendosën që ta pezullonin për qëndrimet e mbajtura në publik.

Përndryshe, një mungesë në Champions League edhe për sezonin e ardhshëm, duke marrë në konsideratë dhe gjendjen aktuale brenda klubit, mund ta bindin akoma dhe më shumë lojtarin t’i dëgjojë ofertat në drejtim të tij.

Madje nuk përjashtohet as mundësia që futbollisti i blerë për 121 milionë euro nga Benfica katër vite më parë “t’i tradhtojë” duke kaluar tek një tjetër gjigand anglez si City i Guardiolës.

Poll

Lexo gjithashtu