Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Tottenham “zjarr” në merkaton e janarit, i “hedh grepat” sulmuesit të Manchester City-t

Shkruar nga NEWSPORT
Tottenham “zjarr” në merkaton e janarit, i “hedh
Marmoush, Haaland dhe Gvardiol

Tottenham Hotspur po shqyrton mundësinë për të transferuar sulmuesin e Manchester City, Omar Marmoush, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Kjo vjen pasi përpjekjet për të marrë Antoine Semenyo nga Bournemouth po duken gjithnjë e më të vështira.

Burime pranë klubit bëjnë të ditur se Spurs po kërkon alternativa për të forcuar repartin e sulmit. Omar Marmoush shihet si një opsion i mundshëm që mund t’i përshtatet stilit të skuadrës.

Sipas "TeamTalk", Tottenham duhet të paraqesë një ofertë bindëse për të pasur shanse reale për marrëveshje.

Manchester City pritet të kërkojë "thasë me para" pasi është pranë transferimit të Antoine Semenyo nga Bournemouth, i cili kushton jo pak.  

Poll

Lexo gjithashtu