Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Ten Hag thirrje drejtuesve: Duhet fituar çdo ndeshje, por United s'ka lojtarët e duhur

Shkruar nga NEWSPORT
Ten Hag thirrje drejtuesve: Duhet fituar çdo ndeshje, por United
Erik ten Hag

Manchester United nuk po kalon një moment të mirë këtë sezon. Pasi doli nga gara për Champions League, “Djajtë e Kuq”, me shumë mundësi mund të dalin edhe nga zona e Conference League. Por, trajneri Erik Ten Hag e gjen ‘justifikimin’ për formën jo të mirë të ekipit.

Tekniku hollandez thotë se duhet që ekipi të fitojë për të kënaqur tifozët, por Ten Hag thekson se për të arritur te triumfet duhet të kesh lojtarët e duhur në dispozicion.

“E dimë shumë mirë se te Manchester United duhet fituar çdo ndeshje, kjo është pritshmëria e tifozëve. Por, për fat të keq nuk mund t’i kënaqim gjithmonë ata sepsë për ta bërë këtë duhet të kemi në dispozicion lojtarët e duhur.

Në dekadën e fundit dhe sidomos në këtë periudhë nuk ia kemi dalë të kemi gjithmonë lojtarët që kemi dëshiruar”, është shprehur trajneri hollandez.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga