Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

“Tek Juventusi u penalizova”, Chiesa pas golit të shënuar: Diogo Jota më ndihmoi nga lart

Shkruar nga NEWSPORT
“Tek Juventusi u penalizova”, Chiesa pas golit të shënuar:
Salah & Chiesa

Liverpooli arriti të marrë një fitore të rëndësishme mbrëmjen e djeshme ndaj Bournemouth në javën e parë të kampionatit me shifrat 4-2. Federico Chiesa i ardhur nga stoli, arriti të shënojë golin e 3-2 pranë fundit të takimit.

Në përfundimin e takimit, sulmuesi italian doli në prononcim për mediat. “Mendimet e mia shkojnë për familjen e Diogo Jotës. Më pëlqen të mendoj se që nga atje lart  ai më ndihmoi të shtyja përpara. Ishte vërtet prekëse, përfundimi i ndeshjes me një fitore si kjo ishte një ndjenjë e mrekullueshme.

Goli që shënova më shpërblen për punën që kam bërë. Arrita në kushte të vështira sepse nuk isha stërvitur me Juventusin dhe kjo më penalizoi.

E ardhmja? Do të flasim me Liverpoolin, jam i lumtur këtu, jam në një nga ekipet më të mira në botë. Jam i lumtur që e vesh këtë fanellë. Duhet të jem gjithmonë gati dhe të provoj se mund të luaj për këtë skuadër”, u shpreh Chiesa.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga