
Liverpool ka reaguar pas lajmit tragjik të ndarjes nga jeta të Diogo Jota. “The Reds” nëpër një postimi në rrjetet sociale kanë shprehur trishtimin.
Klubi iu shpeh ngushëllime familjarëe dhe të afërmëve të Jota, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë bashkë me të vëllanë, Andrea Silva.
“Klubi i Futbollit Liverpool është i shkatërruar nga ndarja tragjike e Diogo Jotas.
Klubi është informuar se 28-vjeçari ka ndërruar jetë pas një aksidenti rrugor në Spanjë së bashku me vëllain e tij, Andre.
Klubi Liverpool FC nuk do të bëjë asnjë koment të mëtejshëm në këtë kohë dhe kërkon që privatësia e familjes, miqve, shokëve të ekipit dhe stafit të Diogos dhe Andres të respektohet, ndërsa ata përpiqen të përballojnë një humbje të paimagjinueshme.
Ne do të vazhdojmë t'u ofrojmë atyre mbështetjen tonë të plotë”, ka shkruar klubi.
View this post on Instagram