
Granit Xhaka vetëm pak ditë më parë bëri rikthimin e tij në Premier League. Mesfushori shqiptar u transferua të Sundeland, duke mbyllur kështu aventurën me Bayer Leverkusen.
Ish-kapiteni i Arsenalit duket se ka fituar menjëherë “zemrat” e anglezve. Në miqësoren që Sunderland zhvilloi ndaj Real Betis, Xhaka e nisi si titullarë, madje mbajti edhe shiritin e kapitenit. Në këtë duel miqësor atij iu besua një rol kyç në ekip, duke treguar se do t’i besojnë shumë në këtë sezon.
Diçka të tillë e ka konfirmuar trajneri i anglezve, Regis Le Bris. Ky i fundit ka theksuar se Xhaka do të udhëheqë gjithë ekipin në fushë, pasi ka mature, kualitet dhe pjekurinë e duhur për ta bërë diçka të tillë.
“Na duhet maturi, kualitet, vazhdimësi dhe përvojë, Graniti i ka të gjitha. Xhaka e bën më të lehtë për lojtarët përreth tij. Xhaka me gjasë do të jetë kapiten, po”, ka përfunduar timonieri i Sunderland.