Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Te Chelsea nuk ka më vend për Brojën, londinezët marrëveshje me talentin e Dortmundit

Shkruar nga NEWSPORT
Te Chelsea nuk ka më vend për Brojën, londinezët
Borussia Dortmund

Sulmuesi anësor i Borussia Dortmund, Jamie Gittens, thuhet se është shumë pranë një transferimi te Chelsea. Sipas “RMC Sport”, Blutë kanë arritur një marrëveshje afatgjatë me 20-vjeçarin, me një kontratë që do të zgjasë deri në vitin 2032. Bisedimet midis dy klubeve tani janë duke u zhvilluar.

Siç raportohet nga “Bild”, Dortmundi ka refuzuar një ofertë fillestare prej 42 milionë eurosh nga skuadra londineze, me verdhezinjtë që kërkojnë një shumë deri në 70 milionë euro.

Chelsea është nën presion kohor, pasi synon ta regjistrojë Gittens për Kupën e Botës për Klube FIFA, e cila fillon më 15 qershor, dhe Dortmund thuhet se po kërkon ta përdorë këtë urgjencë në avantazhin e vet.

Mbetet e pasigurt nëse një marrëveshje mund të përfundojë në kohë. Gittens më parë ka luajtur në ekipin e të rinjve të Chelseat përpara se të luante te Reading dhe Manchester City, për t'u bashkuar përfundimisht me Dortmundin në vitin 2020.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga