Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

“Është lojtari më i mirë në botë”, Rio Ferdinand: Lamine po bën gjëra që s’i kam parë te asnjë lojtar. Messi dhe CR7? Nuk i ngjan asnjërit

Shkruar nga NEWSPORT
“Është lojtari më i mirë në botë”, Rio
Lamine Yamal - Raphinha - Ferdinand

Lamine Yamal ka bërë për vetë të gjithë. Për talentin e spanjollit ka folur edhe Rio Ferdinand, i cili pa frikë e ka cilësuar si më të mirin në botë aktualisht.

Legjenda e Manchester United ka lavdëruar talentin e Barçës, ndërsa thekson se është vetëm 17 vjeç dhe po bën gjëra të jashtëzakonshme për moshën e tij. Në fushën e lojës po tregon pjekurinë e një veterani, duke marrë për dore katalanasit për të shkuar drejt suksesit.

“Tani për tani, lojtari më i mirë në botë është Lamine Yamal. E dua absolutisht këtë djalë. Është sikur po luan një futboll tjetër nga të gjithë. Është sikur ka mendjen e një 28-vjeçari. Vendimmarrja e tij në momentet kyçe është e pabesueshme për një 17-vjeçar. E ndoqa nga afër për 45 minuta dhe ishte një nga paraqitjet më mbresëlënëse që kam parë prej vitesh.

Krahasimet me Messin dhe Ronalon? Ata nuk bënin këtë në moshën e tij. Ai po krijon historinë e tij. Ajo që po bën Lamine, nuk e kam parë kurrë më parë në këtë moshë.  Nuk është si asnjëri. Ai është Lamine Yamal. Ai nuk ka vetëm ritëm, por krijon ritmin e lojës. Kontrollon tempin si një dirigjent.

Yamal nuk e ka obsesion golin si shumica e të rinjve. Nëse një shok është më mirë, ai pason. Nëse është momenti për të gjuajtur, ai shënon. Ky është një ekuilibër i rrallë. Ai është një artist me këmbën e majtë, një kënaqësi për t’u pare”, ka përfunduar ish-mbrojtësi anglez.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga