Liam Rosienor
Liam Rosienor u shkarkua ditën e djeshme nga klubi i Chelsea-t, vetëm 4 muaj pasi kishte marë rolin e trajnerit. Megjithatë, nga ky shkarkim duket se tekniku anglez ka dalë mjaft i përfituar.
Klubi londinez e “blindoi”, duke i nënshkruar një kontratë 6-vjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2032. Pra, deri në atë vit edhe pas shkarkimit, Chelsea duhet ta paguajë rregullisht trajnerin.
Shuma që “Blutë e Londrës” do t’i japin Rosienor nuk është aspak e vogël, por plotë 28 milionë euro. Kështu, siç jemi mësuar me Chelsea-n në vitet e fundit, klubi anglez gabon përsëri.
Poll
