Arsenal dhe Manchester City janë në marshin e fundin në Premier League, pasi gara e tyre po bëhet gjithnjë e më e fortë.
Distanca prej 3 pikësh mund të rikuperohet shumë shpejt, kjo pasi “Citizens” kanë një ndeshje më shumë për të luajtur, çfarë e bënë rivalin të mos ndjejë qetësi për asnjë çast pasi pozita e tyre mund të lëkundet nga momenti në moment.
Kjo s’është hera e parë që rivaliteti mes këtyre dy skuadrave në kampionatin anglez është kaq i ndezur, pasi për të kuptuar rëndësinë e garës së luftuar na duhet të kthemi 14 vite para, ku e njëjta situatë reflektohej për luftën për titullin.
Ishte sezoni 2011-12, kur Manchester City që asokohe drejohej nga trajneri Roberto Mancini dhe fitorja vinte pikërisht në javën e fundit në atë fitore me përmbysje ndaj QPR-së.
Sot në stol është Pep Guardiola, një kampion i konfirmuar për titujt në Angli. Edhe pse gjatë sezonit nuk pati shumë shpresa për të vazhduar me domiminin e tij, fakti që “Topçinjtë” rrëshkitën sërish në javët e fundit, duke u mposhtur po ashtu dhe në përballjen direkte 1-2, krijon një dozë besimi tek spanjolli.
Sërish topi është në radhët e “Citizens”, edhe pse Arsenali i Artetës nuk ka ndërmend të dorëzohet. Kushedi, ndoshta ai skenar i largët mund të gjejë zbatim edhe këtë edicion.
