Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Salah “tradhton” Kloppin dhe Mourinho, zbulon trajnerin më të mirë

Shkruar nga NEWSPORT
Salah “tradhton” Kloppin dhe Mourinho, zbulon trajnerin më
Mohamed Salah

Mohamed Salah mbylli një tjetër sezon të jashtëzakonshëm me Liverpool-in. Kurorëzimi në Premier League ishte si “qershia mbi tortë” për sulmuesin afrikan. Në një intervistë të dhënë për “France Football”, 32-vjeçari ka habitur jo pak, duke treguar emrin e trajnerit më të mirë që ka punur:

“Spaleti është trajneri më i mirë që kam pasur ndonjëherë. Jam përmirësuar shumë nën drejtimin e tij, si taktikisht ashtu edhe mendërisht. Ai më ka dhënë mundësinë të shpreh talentin tim dhe të rritem si lojtar”, u shpreh egjiptiani.

Salah ka pasur trajner Spallettin në edicionin 2016-2017. Në karrien e tij, bashkëpunimet më të bujshme kanë qenë padiskutim me Jurgen Klopp (Liverpool) dhe Jose Mourinho (Chelsea).

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga