Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Po shkëlqen me Real Betis, sulmuesi brazilian Antony do të rikthehet te Manchester United

Shkruar nga NEWSPORT
Po shkëlqen me Real Betis, sulmuesi brazilian Antony do të rikthehet
Antony

Antony po shkëlqen me fanellën e Real Betis këtë sezon. Sulmuesi brazilian ka bërë mjaft mirë si në LaLiga, por edhe në Conference League, ku në këtë të fundit do të përballet në finale me Chelsean.

Megjithatë, 25-vjeçari do të rikthehet te Manchester United, klub që i zotëron kartonin. Kjo pasi Antony është në formë huazimi te Betis, pikërisht nga “Djajtë e Kuq”, operacion që u krye në janar të këtij viti.

Ndërkohë që në kontratë, klubi spanjoll nuk ka të drejtë blerje, me lojtarin që si fillim do të rikthehet në Premier League. Më pas, drejtuesit, trajneri Ruben Amorim, por sigurisht edhe vetë Antony do të vendosin për të ardhmen.

Kujtojmë se këtë gjysmësezoni me Real Betis, braziliani ka marrë pjesë në 23 ndeshje. Sulmuesi ka gjetur rrugën e rrjetës në 8 raste, teksa ka asistuar në 5 gola të tjerë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga