
Lukaku, De Bruyne
Ende nuk dihet se çfarë e pret në të ardhmen Kevin De Bruyne. Mesfushori i Manchester City ka konfirmuar se do të largohet me parametra zero nga kampionët në fuqi të Anglisë.
Por së fundmi, belgu ka dhënë një intervistë për mediat ku ka lënë të hapur gjithçka për të ardhmen e tij. “Po flas me disa klube për të ardhmen time. Dua të luaj në një nivel të lartë.
A do të qëndroj në Angli? Ndoshta, varet nga projekti që do të më paraqitet, nuk jam më 20 vjeç. Kam familje, fëmijë të vegjël, vendimet e mia nuk më përkasin vetëm mua. Nuk do të jetë e lehtë”, u shpreh De Bruyne.
Poll