Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Plot 13.8 milionë euro, Manchester United ka frikë të shkarkojë Ruben Amorim

Shkruar nga NEWSPORT
Plot 13.8 milionë euro, Manchester United ka frikë të
Ruben Amorim

Manchester United duket se ka probleme mjaft serioze. Edhe me trajnerin portugez, Ruben Amorim, “Djajtë e Kuq” nuk po bëjnë aspak mirë, duke marrë humbje njëra pas tjetrës.

Megjithatë, tek klubi anglez e kanë të vështirë që ta shkarkojnë teknikun Amorim. Kjo për shkak se nëse shkarkimi do të vinte, United do të duhej t’i paguante portugezit një shumë prej 13.8 milionë eurosh.

Prandaj, klubi po i jep ende kohë trajnerit, duke shpresuar shumë tek një kthesë e madhe. Këtë sezon, 40-vjeçari i ka drejtuar “Djajtë” në 5 ndeshje, duke fituar 1, barazuar 1 dhe humbur plot 3.

Poll

Lexo gjithashtu