Manchester City mposhti Fulhamin me rezultat 3-0 në “Etihad Stadium”, ndeshje e vlefshme për javën e 26-të të Premier League. Kështu pas këtij suksesi, citizenët vazhdojnë të bëjnë ‘presion” mbi Arsenalin kryesues.
Golat për vendasit u shënuan nga Antoine Semenyo, Nico O'Reilly dhe Erling Haaland, por për Pep Guardiolën një tjetër futbollist është thjeshtë i pazëvendëueshëm.
Fjala është për Bernardo Silva, i cili u zëvendësua në minutën e 60-të nga Guardiola, por pas sfidës timonieri i anglezve ka theksuar se kur ai nuk luan janë të detyruar të përdorin një sistem tjetër. Kjo pasi sipas tij portugezi është fantastik dhe në këtë ekip nuk mund të bëjnë pa të.
"Bernardo Silva është i pazëvendësueshëm. Kur ai nuk është në ekip, ne duhet të luajmë një sistem tjetër. Thjesht nuk mund të bëjmë pa të. Ai është i pazëvendësueshëm", ka deklaruar Guardiola.
Mesfushori sulmues portugez luan në të majtë të mesfushës në një sistem 4-3-3 dhe është kapiteni i ekipit, duke qenë pikë referuese e të gjitha skemave të trajnerit. Ka luajtur titullarë në 22 ndeshje ndërkohë në 4 sfida të tjera ka hyrë si zëvendësues.
