Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Pep Guardiola kërcënon haptazi drejtuesit e City-t: Do të largohem nëse...

Shkruar nga NEWSPORT
Pep Guardiola kërcënon haptazi drejtuesit e City-t: Do të
Pep Guardiola

Pep Guardiola ka folur së fundmi me “tone të ashpra” në drejtim të drejtuesve të Manchester City. Trajneri spanjoll u ka bërë të ditur se do të largohet nga drejtimi i ekipit, në rast se drejtuesit zgjedhin të shtojnë numrin e lojtarëve. Kërcënimi i “timonierit” të “Qytetarëve” ka qenë haptazi.

“I thashë klubit se nuk dua një skuadër më të madhe. Nuk dua të lë pesë ose gjashtë lojtarë në tribunë, nuk e dua këtë, ndryshe do të largohem nga klubi. Bëni një skuadër më të shkurtër dhe pastaj do të qëndroj. Është e pamundur të krijosh një frymë ekipi si kjo, të cilën e kemi humbur pak këtë vit.

Ndoshta për tre ose katër muaj nuk ishim në gjendje të fusnim në fushë 11 lojtarë, nuk kishim asnjë mbrojtës, ishte vërtet e vështirë. Por sezonin e ardhshëm nuk mund të jetë më kështu. Si trajner nuk mund të stërvit 24 lojtarë dhe sa herë që bëj një përzgjedhje duhet të mbaj katër, pesë, gjashtë në shtëpi sepse nuk mund të luajnë. Kjo nuk do të ndodhë. I thashë klubit: Nuk e dua”, tha Guardiola.

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga