Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

“Pame re malaka”, futbollisti grek "mesazh" mesfushorit shqiptar   

Shkruar nga NEWSPORT
“Pame re malaka”, futbollisti grek "mesazh" mesfushorit
Brajan Gruda dhe Charalampos Kostoulas

Edhe pse zhvilloi paraqitje pozitive te Brighton, sulmuesi me origjinë shqiptare Brajan Gruda nuk mundi të merrte kurrë rolin e protagonistit në ekip.

Në të tilla kushte, shto edhe moshën e re, sikurse mungesën e mjaftueshme të eksperiencës, “Pulëbardhat” vendosën ta huazojnë 21-vjeçarin te Leipzig në Bundesligën gjermane.

Në postimin e Grudës, ka rënë në sy mesazhi i ish-shokut të skuadrës Charalampos Kostoulas. Sulmuesi grek e ka përshëndetur largimin e shqiptarit pa asnjë kompleks, marrë në konsideratë edhe miqësin e fortë që kanë.

“Pame re malaka”, shkruan  Kostoulas. Në gjuhën shqipe kjo frazë merr konotacione të ndryshme si ofendim apo mënyrë të përshëndetur mes shokësh, por zakonisht kur përdoret mes njerëzish të njohur, merr qasje jo tendencioze. Ndërkohë, në këtë koment, nuk ka asnjë përgjigje të Grudës.

“Pame re malaka”, futbollisti grek "mesazh" mesfushorit
Mesazhi i Charalampos Kostoulas në postimin e Brajan Grudës

 

Poll

Lexo gjithashtu