Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

“Objektivi kryesor të rikthejmë United ku i takon”, Andre Onana kthehet pas në kohë: Ja si u detyrova të blija 35 Iphone kur isha tek Inter

Shkruar nga NEWSPORT
“Objektivi kryesor të rikthejmë United ku i takon”, Andre
Andre Onana

Andre Onana ka folur së fundmi para mediave, duke u shprehur se objektivi kryesor është të rikthejnë Manchester United aty ku i takon. Ndër të tjera, portieri kamerunas ka folur për një histori në kohën kur ishte pjesë e Inter, duke treguar si Dumfries e “detyroi” të blinte 35 Iphone.

“Objektivi ynë kryesor është ta kthejmë Unitedin aty ku i takon, ata janë klubi më i madh në Angli. Nuk është e lehtë sepse kundërshtarët janë të forte. Ne kemi fqinjët tanë City dhe Liverpool që po bëjnë mirë, Premier League është një kampionat jashtëzakonisht konkurrues.

Inter? Isha atje për një vit, por ishte sikur të kisha jetuar dhjetë. Atje dhoma jonë e zhveshjes ishte një disko. Një ditë mbërrita në kohë për stërvitje, por Denzel Dumfries më tha se isha vonë, kështu që e pagova gjobën dhe bleva 35 Iphone për të gjithë”, tha Onana.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga