Manchester City u përball në transfertë me Newcastle, në një ndeshje të cilën e fitoi me shifrat 0-2. Por edhe pse rezultati ishte pozitiv, trajneri i ekipit Pep Guardiola ka hedhur kritika të shumta ndaj VAR-it.
Sipas tij ndërhyrja për të anuluar golin e dytë të Antoine Semenyo-s, duhet të kishte ndodhur edhe për skuadrat e tjera. I pyetur dhe nga mediat pas ndeshjes, ai u shpreh se vendime të tilla të anashkaluara ose të bëra me qëllim duhet të vijnë dhe me një shpjegim nga pas.
“Do të doja të dija pse, në ndeshjen me Newcastle kur rezultati ishte 0–0 dhe po luhej minuta e 60-të, pati një penallti shumë të qartë nga Schar ndaj Phil Foden që as nuk u mor në konsideratë nga VAR-i. Thashë gjë kur, në finalen e Kupës së Anglisë ndaj Crystal Palace, Henderson mori karton të kuq rreth minutës së 30-të apo të 40-të? Jo. Por gjithçka është në rregull, nuk ka problem”, ka përfunduar trajneri.
Ndër të tjera Guardiola tregoi se edhe vetë gjyqtarët nuk ishin të sigurt dhe të qartë për vendimin që morën. Por megjithatë ai ka shpjeguar se mungonte komunikimi me arbitrat por ka bërë të ditur se do ta telefojnë për t’u shpjeguar.
“Sot, katër persona nuk arritën të vendosnin sepse vija ishte… nuk e di si, ndërsa goli i dytë që Neëcastle shënoi në ndeshjen e kampionatit ishte perfekt. Atje vija ishte perfekte”. Pse VAR-i nuk ndërhyri në ato dy raste? Ndërsa sot u deshën më shumë se gjashtë minuta dhe as nuk na u lejua të diskutonim me arbitrin. Gjithsesi, ata do të më telefonojnë. Do të duan të ma shpjegojnë”, është shprehur Guardiola.
