Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Nuk ia dolën të fitojnë trofe, Mikel Arteta: Lojtarët kërkojnë të shkurtojmë pushimet

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk ia dolën të fitojnë trofe, Mikel Arteta: Lojtarët
Mikel Arteta

Premier League nuk ka mbyllur ende sezonin e rregullt të saj dhe pavarësisht kësaj, te Arsenali ka nisur të flitet për pushimet dhe sezonin e ri. Mikel Arteta ka zbuluar së fundmi se futbollistët kanë kërkuar që të mos bëjnë pushime të stërgjatura dhe të kthehen shpejt në stërvitje.

Kjo pasi kërkojnë të mbajnë formën e tyre të mirë fizike. Sezonin e kaluar në qershor një grup prej 10 lojtarësh shkuan në Marbeja në një kamp stërvitor të projektuar për të mbajtur formën e tyre fizike.

Një gjë të tillë e kanë kërkuar edhe këtë vit dhe për këtë Arteta ka theksuar se është me fat për “djemtë” e tij, të cilët edhe pse janë me familjet e tyre synojnë të mbajnë fokusin edhe te futbolli.

“Po, lojtarët po e kërkojnë. Në ditët e sotme mendoj se është e pamundur të kalosh katër, pesë, gjashtë javë në plazh, duke hedhur krem kundër diellit dhe duke porositur pije.

Tani ata kërkojnë që të jenë në gjendjen më të mirë të mundshme. Jemi vërtet me fat, sepse kemi djem atje që duan ta kalojnë verën me familjet e tyre, kështu që edhe ata duan të jenë bashkë”, ka theksuar Arteta.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga