Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

"Në fillim fati, pastaj cilësitë", Arteta s'i del e keqja me rastet pas humbjes me Manchesterin: Kur shanset nuk shfrytëzohen, ky është rreziku që pret

Shkruar nga NEWSPORT
"Në fillim fati, pastaj cilësitë", Arteta s'i del
Mikel Arteta

Humbja në "Etihad Stadium" përballë Manchester Cityt ka lëkundur pozitat e Arsenal që tashmë s'e ndjen më kaq të sigurt objektivin për të fituar titullin në Premier League.

Goli i Haaland në pjesën e fundit dhe shanset e shpërdoruara, ku spikatën dhe dy shtyllat që i mohuan miqve epërsinë, ndihen në këto momente në radhët e "Topçinjve" që duhet të bëjnë akoma më shumë kujdes për ndeshjet e mbetura, në mënyrë që ecuria e tyre fantastike që prej nisjes së sezonit mos t'u rrëshkasë nga duart. 

Lidhur me këtë disfatë të rëndë, ka folur dhe Mikel Arteta i cili nënvizoi se saktësia në metrat e fundit u mungoi të tijëve dhe se diferencat mes dy skuadrave ishte shumë pak e dukshme. 

"Kur shanset nuk shfrytëzohen dhe ekipi tjetër e ka cilësinë individuale, ky është rreziku nga i cili ti humb ndeshjen. Nuk mendoj se kishte dallime mes skuadrave. Ka të bëjë dhe fatin, pastaj me cilësinë individuale. Të kesh qetësinë, saktësinë dhe të jesh i pamëshirshëm", deklaroi Arteta. 

Në fund, trajneri i londinezëve u shpreh se skuadra e tij nuk duhet të ndihet nën presion, pasi përpara janë dhe 5 sfida të mbetura e ku Arsenal duhet të rivendoset për të marrë më të mirën prej tyre. 

Poll

Lexo gjithashtu