Christos Tzolis
Christos Tzolis është futbollisti më i ri i Arsenal. Sulmuesi 24-vjeçar ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me Club Brugge, për të nisur një rrugëtim të ri në Premier League angleze.
Me klubin e ri, sulmuesi grek ka firmosur kontratë 5-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2031. Ndërkohë që për të siguruar shërbimet e tij, “Topçinjtë” kanë shpenzuar 40 milionë euro.
Në sezonin që lamë pas, 24-vjeçari ishte fantastik me fanellën e ekipit belg. Ai ia doli që të shënonte 22 gola dhe të asistonte në 29 të tjerë, duke shkëlqyer si sulmues i majtë.
View this post on Instagram
Poll
